Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos pasi një mur mbështetës u rrëzua mbi një makinë në lëvizje në lagjen Basakshehir të Stambollit.

Muri që ndante një kompleks ndërtimor dhe rrugën e lagjes Kajashehir papritur u rrëzua, duke zënë makinën ku ishin dy persona. Reagimi për t’i shpëtuar dy të bllokuarit ishte tejet i shpejtë.

Ekipet e Autoritetit të Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe të Fatkeqësive gjetën një person të plagosur dhe përfundimisht nxorën nga rrënojat të ndjerin.

Pamja e incidentit e kapur e nga një kamera e sigurisë tregon se shoferi pa murin që po shembej dhe u përpoq të manovronte për t’i shpëtuar, por nuk arriti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re