Një rrëmujë shpërtheu në hapjen e festivalit muzikor Astroëorld në Houston të Teksasit të premten, ku pati 8 jetëhumbje dhe disa të plagosur rëndë.

Vizitorët, raportoi CNN, thyen rrethojat mbrojtëse, pa kontrollin e rojeve të sigurisë dhe detektorëve metalikë, për të hyrë sa më shpejt në hapësirën ku mbahej festivali.

Policia dhe rojet e sigurisë u përpoqën t’i ndalonin, por turma lëvizi e pandalshme dhe në kaos disa persona u përplasën dhe vdiqën.

Festivali organizohet nga reperi Travis Scott dhe është dashur të zgjasë nga e premtja deri të shtunën.

The Chronicle raportoi se Scott e ndërpreu performancën e tij 75-minutëshe disa herë kur pa se disa nga publiku pranë skenës ishin në rrezik.

Ai u kërkoi rojeve të sigurisë të kontrollonin nëse ishin mirë dhe t’i ndihmonin të dilnin nga turma. Ambulancat depërtuan disa herë mes turmës për të mbërritur tek të plagosurit.

Rreth 50,000 njerëz morën pjesë në festivalin dy-ditor, raportuan media. Dita e dytë e festivalit u anulua.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re