Skip to content

Rrëshen/ Zbulohet 1 dynym tokë me kanabis, arrestohet një person dhe disa të tjerë shpallen në kërkim(DETAJET)

Policia e Lezhës ka konstatuar një dylym sipërfaqe toke të mbjellur me kanabis në periferi të Rrëshenit, në fshatin Tarash vetëm 2 km larg qendrës së qytetit.
Sipas informacionit te marre ne rruge operative bëhet e ditur që një person është arrestuar ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Gjykatës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:
Lezhë
Ështe zbuluar një sipërfaqe toke me kanabis në periferi të Rrëshenit, në fshatin Tarash vetëm 2 km larg qendrës së qytetit.
U arrestua një person dhe disa të tjerë u shpallën në kërkim.
Materialet i kaluan Gjykatës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

/faxweb