Policia e Shkodrës ka gjetur në bregun e lumit Buna, trupin e pajetë të një 77-vjeçari, banues në fshatin Dajç.

I moshuari dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturinat dhe më pas është mbytur.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30, në bregun e lumit Buna, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit P. Gj., 77 vjeç, banues në fshatin Dajç, i cili dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në ujërat e lumit, kur po hidhte mbeturina, dhe është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re