Një 66-vjeçar ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme (19 qershor) në Durrës, pasi ka rënë në pusin e ujit, teksa po e pastronte.

Sipas informacioneve të para, 66-vjeçari me iniciale O.P., mësohet se ka rënë në pusin e ujit, pasi ka rrëshqitur aksidentalisht.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:15, në Hamallaj, Durrës, shtetasi O. P., 66 vjeç,  duke pastruar pusin e ujit në banesën e tij, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në brendësi të pusit dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re