Skip to content

Rrëshqitja izolon lagjen “Pllakë” në Gjirokastër, banorët pa energji, rruga bllokohet nga masivi i dheut

640 0 6990841a51053

Lagjja “Pllakë”, një nga më të vjetrat e qytetit dhe pika e parë e përballjes me vizitorët, por disa ditësh është praktikisht e izoluar.

Rruga kryesore është bllokuar nga masivi i dheut, duke penguar lëvizjen e banorëve dhe aksesin e vizitorëve.

Një shtyllë e elektrike elektrike ka rrëshkitur, duke lënë disa banesa pa energji elektrike prej ditësh. Pa rrezikut evident, Bashkia Gjirokastër deklaron se nuk mund të ndërhyhet per momentin, pasi toka është e tejngopur me ujë.

Ndërkohë, përtej deklaratave për “monitorim”, në terren masa e vetme e dukshme mbetet një shirit paralajmërues, që nuk ndalon as rrëshkitjen e dheut dhe as frikën e banorëve.

Në mungesë të një plani konkret emergjence dhe zgjidhjeje afatshkurtër, lagjja historike “Pllakë” mbetet nën kërcënimin e përditshëm të një rreziku serioz./TCH