E dëmtuar një ditë më parë rruga në drejtim të fshatit Sevaster vijon të mbetet ende problematike. Shkarja e dherave ka krijuar dëmtimin e rrugës ndërsa është bërë e mundur që kalimi aktualisht të bëhet vetëm me një sens kalimi.

Ka nisur ndërhyrja në rrugë, por problematika mbetet edhe për shkak se kërkohet ndërhyrje totale. Është parë situata edhe nga ARSH ndërsa për banorët dhe drejtues të mjeteve është kërkuar të bëjnë kujdes në lëvizje. Është dëmtuar bazamenti i rrugës në një gjatësi prej 56 metra.

Për banorë të zonës rruga përbën rrezikshmëri për shkak dëmtimi ndërsa duhet kryer ndërhyrje përfundimtare. Supervizori i firmës kontraktuese të rrugës Sokol Lulo konfirmon se po punohet ndërsa rruga kalohet me një sens ndërsa rrezikshmëria për shkak të ujerave mbetet.

Nga situata e krijuar segmenti nuk kalohet nga mjete të rënda apo autobusë për shkak të rrezikshmërisë, por vetëm nga mjetet e vogla ndërsa kjo rrugë lidh 8 fshatra të njësisë administrative Sevaster në bashkinë Selenicë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re