Skip to content

Rrëshqitje dherash nga moti i keq, bllokohet aksi nacional Vlorë – Radhimë, trafik dhe kaos i automjeteve (VIDEO)

Moti i keq po sjell vështirësi në qarkullimin e automjeteve në të gjithë vendin.

Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave është bllokuar aksi nacional Vlorë – Radhimë. Raportohet se automjetet e kanë të pamundur për të qarkulluar në këtë zonë duke formuar radhë kilometrike të makinave.

Trafik dhe kaos në të dy kahet e rrugës që është bllokuar. Bllokohen qytetarë që ishin nisur për të ardhur në Vlorë dhe anasjelltas. “Fax News” sjell pamje nga vendi i ngjarjes:

/faxweb