Të paktën pesë persona kanë humbur jetën në një rrëshqitje dheu në minierën e arit në shtetit Sulawesi Qendror të Indonezisë

Sipas lajmit të kanalit Metro TV, ka ndodhur rrëshqitje e dheut në minierën e arit në rajonin Parigi Moutong që operohej në mënyrë të paligjshme.

Zyrtarët kanë arritur deri tek kufoma e 5 personave në punimet e kërkim-shpëtimit, ndërsa personi i gjashtë është shpëtuar.

Vazhdojnë punimet e kërkim shpëtimit.

Në një rrëshqitje tjetër të dheut në një minierë ari, më 26 shkurt të vitit 2019 në rajonin Boolang Mongondow të shtetit Sulawesi Verior kishin humbur jetën 27 persona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re