Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën pasi një furgon në lëvizje u përmbys nga rrëshqitjet e tokës në rajonin Gilgit-Baltistan të Pakistanit.

Sipas mediave lokale furgoni me 15 persona po udhëtonte nga Rawalpindi drejt rajonit Skardu dhe mbeti nën dheun i cili rrëshqiti në një rrugë malore. Si pasojë humbën jetën 10 persona.

Ndërkohë në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.

Rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga përmbytjet në rajonet malore dhe të thyera ndodhin shpeshherë pas shirave mosun në Pakistan.

AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re