Një rrëshqitje masive gurësh ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, pranë Poçemit.
 
Rrëshqitja e gurëve ka ardhur si rezultat i rreshjeve intensive të shiut që ranë gjatë natës.
 
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kompanitë kontraktore kanë mbërritur në vend për të vlerësaur situatën dhe për të zhbllokaur rrugën.
 
Ndërsa sa i takon, qarkullimit të automjeteve, ARRSH ka bërë me dije se ai është devijuar në rrugën e vjetër të Ballshit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re