Skip to content

Rrëshqitje masive dherash e gurësh, probleme në aksin Mirditë-Fushë Arrëz

Veriu është përfshirë gjatë natës nga reshjet e dendura të shiut duke shkaktuar rrëshqitje masive të dherave dhe gurëve nëpër rrugë.

Probleme janë shënuar kryesisht në rrugën Mirditë-Fushë Arrëz. Gazetari Simon Shkreli raporton se situata vijon problematike pasi rrëshqitjet vazhdojnë edne.

Kontraktoret e mirëmbajtjes kanë vijuar punën për zhbllokimin e pjesëve ku u shënuan rrëshqitjet, teksa apelohet për kujdes ndaj drejtuesve të mjeteve dhe turistëve për shkak të rrezikshmërisë së rënies së gurëve.