15 familje ne Gjinar të Elbasanit rrezikohen nga rrëshqitjet masive të tokës te cilat nisen rreth 1 jave me pare. Shkak dyshohet të jenë ujërat nëntokësore, ndërsa 10 ha tokë bujqësore është dëmtuar.
 
Kjo grua është një nga banoret e zonës, shtëpia e së cilës është shkatërruar plotësisht.
 
Por si të mos mjaftonte vetëm shkatërrimi i shtëpive, banorët duhet të përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike, pasi shtyllat janë rrezuar nga rrëshqitjet masive. Ndërsa rruga që të çon për në fshat është shembur.
 
Rrëshqitjet që kanë përfshirë zonën kanë krijuar të çara dhe rrezikojnë dhe aksin Elbasan-Gjinar. Emergjencat civile në bashki e prefekture kanë verifikuat situatën dhe kanë përgatitur dosjet, por do te jete Shërbimi Gjeologjik ai që do të beje vlerësimin përfundimtar te situatës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re