Sekretarit Për Marrëdhëniet me Publikun në PD,  Edvin Kulluri, ka ironizuar kryebashkiakët e opozitës, të dalë nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, të cilët morën pjesë në takimin e kryeministrit e thirrur nga kryeministri Edi Rama me qeverinë dhe drejtuesit e pushtetit lokal.

Kulluri, përmes një postimi në Facebook, shprehet se mosbindja civile arriti suksesin më të madh sot, me kryebashkiakët që u vunë resht për një te Rama, në Shkodër.

“Mosbindja civile arriti sot sukesin me te madh! Rresht per nje te Rama ne Shkoder! Natyrisht ne “emer te interesit te qytetareve” te bashkive Foltoriste!

Gazi para, kryebashkiaket mbrapa! Kush po ben pazar me Ramen? Ai qe gjen pergjigjen fiton nje bilete te rreshti i pare poshte ballkonit!”, shkruan ai.

Kujtojmë se pas takimit me kryebashkiakët të PS-së, krerët e bashkive të opozitës deklaruan se morën pjesë në këtë takim si përfaqësues të qytetarëve ndërsa presin investime nga qeveria në zonat ku ata drejtojnë.

Kryetari i bashkisë Kavajë, Fisnik Qosja dhe kryebashkiaku i Fushë Arrësit Hil Curri u shprehën se kanë besim se qeveria, pavarësisht ndasive politike që kanë do të realizojë investimet e kërkuara ndërsa u shprehën pozitiv dhe optimist në këtë bashkëpunim me qeverinë shqiptare.

Të pranishëm nga kryebashkiakët e opozitës në takimin me kryeministrin ishin edhe kryebashkiaku i Pukës, Rrok Doda, ai i Memaliaj,Albert Malaj dhe i Hasit, Miftar Dauti.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re