Skip to content

Rreth 100 efektivë nga Tirana “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle në dhomat e të paraburgosurve

Rreth 100 efektivë të mbërritur nga Tirana, mes të cilëve edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, kanë ushtruar këtë të diel kontrolle në paraburgimin e Vlorës.

Nuk dihet ende arsyeja e kontrolleve të ndërmarra nga efektivët e policisë. Megjithatë mësohet se kontrollet janë përqendruar në dhomat të paraburgosurve ku është kërkuar për sende të paligjshme.

Ndërkaq bëhet me dije se kontrollet kanë zgjatur për afro një orë.