Mbrëmjen e djeshme (25 mars) rreth  100 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin me linjë direkte  nga Praga në Tiranë u lanë në aeroport nga kompania Wizz Air.

Qytetarët të cilët u braktisën në Pragë, denoncuan rastin  duke telefonuar pranë redaksisë Panorama.al.

Një prej pasagjerëve sqaroi, se pasi fluturimi u shty tre herë, 2/3 e pasagjerëve mbeti në zonën e imbarkimit, pasi avioni i Wizz Air u nis me vetëm 1/3 e pasagjerëve.

LEXO EDHE: Skandal/ Rreth 100 pasagjerë të Wizz Air ngelën në Pragë! Po prisnin për t’u kthyer në Tiranë! Qytetari: Fluturimi u shty tre herë, më pas… (FOTO+VIDEO)

Në lidhje e rastin, kompania Wizz Air ka reaguar duke bërë me dije se  fluturimi nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me 25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë, kontroll i cili ka pasur vonesa të konsiderueshme sipas kompanisë.

Shikoni KËTU videon kur shqiptarët mbeten në zonën e imbarkimi.

“Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë -për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme”, thuhet fillimisht në reagim.

Sipas kompanisë, pritje e mëtejshme e pasagjerëve ka qenë e pamundur për shkak të kufizimeve në Aeroportin e Tiranës dhe një mosnisje në atë moment do të rezultonte një pamundësi për të zbritur në Tiranë, duke lënë të gjithë pasagjerët në Pragë.

Reagimi i plotë:

Wizz Air konfirmon se fluturimi me numër W4 6632 nga Praga në Tiranë i cili ishte i planifikuar të nisej me25 Mars, në ora 17:50 është vonuar pasi priste mbërritjen e pasagjerëve që po kalonin kontrollin e sigurisë -për fat të keq, procesi i kontrollit të sigurisë në Aeroportin e Pragës ka pasur vonesa të konsiderueshme.

Për shkak të kufizimeve operative në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës (TIA), nisja ishte e domosdoshmenë mënyrë që të sigurohej mbërritja në kohë në Tiranë. Mosnisja do të rezultonte në pamundësinë për tëzbritur në TIA, duke lënë të gjithë pasagjerët e fluturimit në Pragë.

Duke e kuptuar shqetësimin e shkaktuar nga kjo situatë, u kërkojmë ndjesë të gjithë pasagjerëve të prekur.

Linja ajrore aktualisht po ofron akomodim për pasagjerët në Pragë dhe opsione fluturimi alternative për tësiguruar që pasagjerët të arrijnë në destinacionet e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re