Skip to content

Rreth 150 mijë vota! Diaspora do caktojë 13 mandate. 5 qarqet ku pritet surpriza

hq720 7 750x375 1

Shqiptarët e Diasporës kanë edhe pak ditë kohë për t’u regjistruar si votues nga jashtë në uebsajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duke u hedhur një sy të dhënave të deritanishme, rezulton se Diaspora do të prodhojë mandate të plota në 5 qarqet më të mëdha të vendit: Tiranë, Fier, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Më pak regjistrime deri tani ka në qarqet Kukës, Dibër, Gjirokastër, Lezhë dhe Shkodër. Është e kuptueshme se në qarqet e vogla ka më pak të regjistruar, por edhe aty Diaspora ka shanse të mira për të ndikuar në ndarjen e mandateve.

Bazuar në ritmin e deritanishëm, llogaritet se Diaspora do të ketë gjithsej mbi 150 mijë votues me postë, ku vetem deri tani jane 100 mije vota te aprovuara. Diaspora mund të sjellë surprizën e madhe në këto zgjedhje, sepse pritet të përcaktojë deri në 13 mandate.