Ndërsa shumë ukrainas po largohen nga vendi, rreth 20 mijë qytetarë të huaj kanë aplikuar për t’iu bashkuar luftimeve në Kiev, sipas ministrit të jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

 

Këto kërkesa vijnë një ditë pasi qeveria ukrainase hapi një faqe interneti për aplikime.

 

Në një konferencë, Kuleba u shpreh se deri më tani kanë aplikuar vullnetarë nga 52 vende të botës.

 

Ai shtoi se nuk do të specifikonte saktësisht se nga cilat vende kishin ardhur aplikimet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re