Rreth 200 mijë persona kanë marrë pjesë në namazin e Bajramit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Vakëfe të Kudsit, rreth 200.000 persona morën pjesë në një nga dy festat më të mëdha muslimane, ndërsa disa nga palestinezët e mbledhur mbanin pankarta kundër pushtimit izraelit.

Orët e para të Bajramit në Kuds, siç raporton gazetari i AA-së, kalojnë në një atmosferë festive, ndërsa në rrugët e mbushura shihen palestinezë të moshave të ndryshme.
Burimi; AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re