Më shumë se 200 hebrenjë fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa.

Bastisjet e hebrenjve fanatikë vazhdojnë edhe në muajin e Ramazanit të shoqëruar nga policia izraelite në Xhaminë Al-Aksa e vendosur në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor.

Burimet lokale njoftuan se 211 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa.

Më tej thuhet se grupi hebre u largua nga tempulli i shenjtë pas shëtitjes në oborret e Xhamisë së shenjtë.

Është shkelur Sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Xhamia Al-Aksa, e vendosur në Kudsin Lindor të okupuar, është kibleja e parë e muslimanëve.

Hebrenjtë kryejnë gërmime nën Xhaminë Al-Aksa, e cila përfshin Mesxhidin e Kibles dhe Xhaminë e Kupolës së Verdhë si dhe muzeun, medresetë dhe oborrin e madh, nën mbetjet e pretenduara të të ashtuquajturit tempullit të Sulejmanit dhe argumentojnë se edhe ata kanë të drejtë të kryejnë adhurimet në Xhaminë Al-Aksa.

Xhamia Al-Aksa është nën patronazhin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit nën Ministrinë jordaneze të Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Çështjeve të Shenjta, sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994.

Por, që nga viti 2003, hebrenjtë kanë hyrë në Xhaminë e shenjtë me policinë, me vendim të njëanshëm të Izraelit, pa lejen e Administratës. Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila i përshkruan këto aktivitete si bastisje, thekson se është shkelur sovraniteti i muslimanëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re