Në Palestinë rreth 250 mijë muslimanë erdhën për të kaluar Natën e Kadrit në Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor nën pushtim.

Palestinezët dhe muslimanët e ardhur në Palestinë nga vende të ndryshme, çelën iftar dhe kaluan në Xhaminë Al-Aksa duke bërë adhurime në Natën e Kadrit e cila është lajmëtare e përcjelljes së muajit të Ramazanit pjesa e parë e të cilit është mëshirë, mesi bollëk dhe fundi falje.

Në një deklaratë nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thuhet se rreth 250 mijë muslimanë u mblodhën në Xhaminë Al-Aksa për Natën e Kadrit e cila përkon me natën e 27 të muajit Ramazan.

Edhe familjet që donin të kalonin këtë natë të shenjtë në Xhaminë Al-Aksa, çelën iftarin e tyre duke shtruar sofrat këtu.

Ndërkohë që dhe shumë persona që kanë dashur të kalojnë ditët e fundit të Ramazanit në itikaf në Aksa, ngritën çadra dhe ambientet dhe kompleksin e shenjtë.

Mijëra palestinezë erdhën në Kuds nga Bregu Perëndimor

Në anën tjetër bëhet e ditur se kolona të gjata me njerëz dhe grumbullime u shënuan për shkak të pikave të kontrollit të ushtrisë izraelite pasi mijëra palestinezë nga Bregu Perëndimor nën pushtim dëshironin të mbërrinin për Natën e Kadrit në Kudsin Lindor.

Të ardhur që në orët e para të mëngjesit në pikat e kontrollit Qalandia dhe Betlehem, palestinezët pritën me orë të tëra ndërkohë që ushtarët izraelitë penguan këtu hyrjen në Kuds për shumë persona.

Ibrahim Azzam, i ardhur nga qyteti Nablus në veri të Bregut Perëndimor dhe në pritje për të kaluar në Kuds, në një deklaratë për AA tha se “Ushtarët izraelitë kontrollojnë kartat e identitetit, bagazhet dhe vonojnë me qëllim mbërritjen e adhuruesve në Kuds”.
Për shkak se autoritetet izraelite, nuk i lejojnë palestinezët në Bregun Perëndimor të kalojnë nëpër pikat kontrollit me automjete e tyre, palestinezët janë të detyruar që nga këtu të hyjnë në Kuds duke ecur me këmbë.

Gjithashtu Izraeli për të gjithë palestinezët në Rripin e Gazës nuk lejon ardhjen në Xhaminë Al-Aksa për të kryer adhurime.

Që nga fillimi i muajit të Ramazanit e deri më tani, në Kuds dhe Xhaminë Al-Aksa ndodhin tensione për shkak të bastisjeve që kryhen në Xhaminë Al-Aksa nga hebrenjtë fanatikë nën mbrojtjen e ushtarëve izraelitë.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re