Shkencëtarët vlerësojnë se rreth 43 kilogramë ari përfundojnë çdo vit në gypat e kullimit në Zvicër dhe rrjedhimisht në sistemin e kanalizimit. Kjo sasi ari ka një vlerë prej 1.8 milionë dollarë.
Kjo është për shkak të faktit se rreth 70% e arit në botë kalon përmes rafinerive në Zvicër, ku pjesët e përpunuara janë ruajtur dhe hedhurinat hedhen në gypat e mbeturinave.
Shkencëtarët kanë zbuluar se kjo sasi ari nuk ka pasoja të dëmshme për mjedisin, kështu që kompanitë e përpunimit të arit mund të lejojnë hedhjen e mbeturinave në të njëjtën mënyrë si më parë – përmes sistemit të kanalizimit.
Megjithatë, janë bërë disa përpjekje për të “kapur” materialin e mbeturinave dhe për të përfituar prej saj, veçanërisht në rajonin e Tisinës, ku përqendrimi i arit në gypat e ujërave të zeza është më i lartë.
Përveç arit, shkencëtarët kanë gjetur një sasi të madhe argjendi në gypat e ujërave të zeza në Zvicër, afërsisht 3,000 kilogramë në vit, që korrespondon me një shumë prej rreth 1.7 milionë dollarë, shkruan albinfo.ch.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re