Një total prej 5.15 milionë refugjatë ukrainas u larguan në Poloni që nga fillimi i pushtimit rus në fund të muajit shkurt, njoftoi sot roja kufitare polake.

 

Në të njëjtën periudhë, 3.25 milionë ukrainas u kthyen në vendin e tyre. Të shtunën, në Poloni mbërritën 25 400 refugjatë ukrainas, ndërsa 29 900 të tjerë udhëtuan nga Polonia në Ukrainë.

 

Polonia dhe vendet e tjera pranë Ukrainës kanë pritur një numër të madh të refugjatëve të zhvendosur nga lufta e Moskës.

 

Sipas agjencisë së refugjatëve të Kombeve të Bashkuara (UNHCR), mbi 6 milionë persona janë regjistruar si refugjatë në të gjithë Evropën që nga fillimi i luftës.

 

Shumë prej tyre janë vendosur në Poloni, e cila ka pritur mbi 1.2 milionë refugjatë, ndërsa Gjermania 670 000. Republika Çeke aktualisht po strehon mbi 400 000 refugjatë, sipas të dhënave të fundit të OKB-së.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re