Numri i të infektuarve me COVID-19 në të gjithë botën ka shkuar në rreth 1,2 milion.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 69,487, ndërsa të shëruar deri tani janë 262,985 pacientë.

Numrin më të madh të të infektuarve regjistrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me 337,637, ndërsa numri i personave të vdekur është 9,618.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 15,887 viktima.

Ndërkohë Franca ka 8,078 numrin total të të vdekurve. Në Shqipëri numri i të vdekurve ka shkuar në 21 dhe janë 361 persona janë të infektuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re