Rreth 8,200 njerëz që jetojnë në qytetin verior të Gjermanisë, Kiel, u evakuuan përkohësisht nga shtëpitë e tyre të dielën, pasi një ekip për asgjësimin e bombave çaktivizoi një pajisje 250 kilogramësh që daton nga Lufta e Dytë Botërore.

Policia në qytetin port, i cili ishte një bazë e madhe detare gjatë luftës, njoftoi në Twitter se operacioni në rrethin Neumuhlen-Dietrichsdorf u përfundua pa incidente.

Bomba u zbulua gjatë punimeve të ndërtimit.

Të martën një tjetër bombë britanike është çaktivizuar në lagjen Shreven. Rreth 3,000 banorë u evakuuan përkohësisht.

Pajisjet shpërthyese të pashpërthyera të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore shpesh gjenden dhe çaktivizohen në qytetet gjermane.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re