Për rreth 9 orë ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK. Para gazetarëve, Beqaj tha se hetimet për koncesionin e sterilizimit janë ende të ngushta dhe se ato duhet të ndahen në dy faza, ajo nga marsi i 2011 deri në shtator 2013 kur u ngrit qendra e sterilizimit pranë QSUT-së dhe që s’u vu asnjëherë në punë dhe përfitimet e koncesionit.

Po ashtu Ilir Beqaj tha se i ishte konfirmuar se sendet e sekuestruara në 28 dhjetor do t’i kthehen, ndërsa sot tha ai i ishin dhënë dy dokumente qe kane te bejne me nje udhetim jashte shtetit.

Ish ministri i shpreh se çështja është komplekse dhe seancat e marrjes në pyetje do të vazhdojnë ditë të tjera.

Ilir Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre dhe ndaj tij GJKKO ka caktuar masën e ndalimit jashtë vendit dhe detyrimit të paraqitjes.

“Besoj se hetimet janë ende shumë të ngushta është e domosdoshme që ato të shtrihen në dy pjesë. Së pari nga marsi 2011 deri në shtator 2013 për të hetuar pse dy vjet e gjysmë u mbaj ai central dhe nuk u vu në punë, por edhe tashmë janë bërë 8 vjet nga zbatimi i kontratës për të hetuar kush janë përfitimet e drejtpërdrejta të qytetarëve dhe buxhetit nga zbatimi i kësaj kontrate.

Sot po ashtu m’u konfirmua se do të kem së shpejti ato sende që mu sekuestruan më  28 dhjetor por që lidhen me vazhdimin e hetimit për sterilizimin. Dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që sot i mora dhe faktin që pasi të përfundojnë këto inspektimet e pajisjeve elektronike do të më kthehen.

Sot u sqarua edhe fakti që gazi dhe aneksi 8 që kanë qenë në gojën tuaj nga 28 dhjetori deri më sot kanë lidhje me sterilizimin dhe jo me çështjen tjetër”, tha Beqaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re