Një zonjë me shenja të Covid e shtruar në sanatoriumin e Korçës po shkon drejt shërimit pa pasur përgjigjen e tamponit. Djali i saj tregon për Abc News të gjitha detajet.

“Kemi mamanë të shtruar këtu po kurohet. Kishte probleme me frymëmarrjen ka dhe diabet. Mund të jetë e dyshuar mund të mos jetë. Është në gjendje të mirë tani nesër mund të dalë. I kemi bërë tamponin po nuk i ka ardhur përgjigja akoma. E ka bërë para 5-6 ditësh”, është shprehur ai.

Ditët e fundit rastet e reja me Covid në qytete e vendit kanë pësuar rritje. Konkretisht Korça, Elbasani, Durrësi, Fieri apo dhe Shkodra. Po çfarë ndodh në spitalet e këtyre qyteteve me të dyshuarit me virus.

Sipas të dhënave rezulton se brenda 24 orësh në spitalin e Korçës paraqiten me shenja të koronavirusit 3 deri 4 persona. Ndërkohë një deri dy prej tyre nisen drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Gjithsesi numri i të dyshuarve me Covid duhet të jetë më i lartë për shkak se një pjesë e madhe qëndrojnë në banesa dhe këshillohen nga mjekët e familjes.

Mesatarisht spitali të Durrësi çdo i drejtohen çdo ditë rreth 15 deri 20 të dyshuar me Covid. Ndërsa 5 deri 6 persona që shfaqen me gjendje me të rëndë nisen tek spitaleve Covid në kryeqytet.

Sipas burimeve nga ky spital ka ditë të veçanta që nuk ka asnjë të dyshuar në gjendje kritike ata këshillohen nga mjekët dhe ju bëhet skaneri nëse kanë shenja ju merret dhe tamponi.

25 deri 30 pacientë me temperaturë të lartë paraqiten çdo ditë në urgjencën e spitalit të Fierit. Të gjitha këto raste i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme. Sipas burimeve rreth 7 në ditë klasifikohen si të dyshuar me Covid. Nga të cilët mesatarisht 2 rezultojnë me Covid.

Në varësi të gjendje shëndetësore përcaktohet dhe dërgimi i tyre në spitalet Covid në Tiranë apo për tu karantinuar në banesat e tyre.

12 paciente nga 73 që janë trajtuar si të dyshuar më Covid brenda një jave në spitalin e Shkodrës janë dërguar në spitalet e Tiranës. Në Shkodër aktualisht 62 pacientë që janë aktiv me Covid 12 prej të cilëve 12 janë të shtruar në spitalin infektiv në Tr.

Me pak fjalë 1 deri 2 pacientë shkodranë në 24 orë për shkak të gjendje së rënduar shëndetësore transportohen në spitalet e Tiranës.

Ndërkohë në Elbasan çdo ditë në spital drejtohen 4 deri 5 të dyshuar me Covid. Pasi i nënshtrohen ekzaminimit me skaner vendoset nëse do kryejnë tampon apo jo.

Respektivisht në një javë në qendrën spitalore Xhafer Kongoli 10 deri 12 raste dërgohen në spitalet Covid 1 apo Covid 2.

Duket se qytetarët që shkojnë e marrin shërbime të tjera shëndetësore në spitaIin e Elbasanit janë të kujdesshëm sa i përket masave mbrojtëse.

Rastet e evidentuar me Covid 19 në Vlorë janë të karantinuar në shtëpi dhe ndiqen nga mjeku i familjes. Sipas burime nga spitali i Vlorës drejt spitalit infektiv të Tiranës niset një person në çdo dy javë në gjendje të rëndë që kërkon ndihmë të specializuar.

Vlora është një nga qytetet që ka regjistruar më pak raste të rënda ditët e fundit krahasuar me periudhën kur nisi pandemia.

Në këtë spital është ngritur dhe një pavion i posaçëm që pret të dyshuarit po siç duket dhe nga pamjet në dhoma aktualisht nuk ka të shtruar asnjë pacient.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re