“Këmbanat e alarmit” kanë kumbuar në SHBA pas mbledhjes së “Komitetit të Tetë” në Kongres lidhur me një kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare pas të cilit thuhet se qëndron Rusia.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë tha të mërkurën se ai kishte planifikuar tashmë një takim të klasifikuar me udhëheqjen e Kongresit përpara se një republikan i lartë i Dhomës t’i kërkonte Presidentit Joe Biden të deklasifikonte të gjitha informacionet në lidhje me një kërcënim serioz të sigurisë kombëtare.

Sipas rrjetit amerikan ABC News, dy burime të njohura me diskutimet në Kongres thanë se informacioni ka të bëjë me rusët që duan të vendosin një armë bërthamore në hapësirë. Kjo nuk nënkupton një hedhjen e saj në Tokë, por për ta përdorur atë potencialisht kundër satelitëve.

“Është shumë shqetësuese dhe shumë e ndjeshme,” tha një burim.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re