Pas mbylljes së vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Porto Romano, Bashkia e Durrësit po mendon që t’i depozitojë ato sërish në Sukth. 

Por ky vendim, ndonëse jo zyrtar nuk është mirëpritur nga banorët e kësaj zone, të cilët kanë protestuar. Ata thanë se gjatë tre ditëve të fundit kanë kthyer mbrapsht tre kamionë me mbeturina, ndërsa kanë paralajmëruat se nuk do të lejojnë që zona të rikthehet edhe njëherë në burim ndotjeje mjedisore.

Vendimi për depozitimin e mbetjeve në Sukth pranohet edhe autoritetet vendore.

Nga ana tjetër bashkia e Durrësit ka bërë me dije se është në bisedime me qeverinë shqiptare për të zgjidhur problemin e depozitimin të mbeturinave, ndërsa kërkon një vend sa më afër qytetit bregdetar për grumbullimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re