Skip to content

Rrezik nga ndryshimet klimatike në Shqipëri; rriten temperaturat, bien reshjet, reduktohet gjelbërimi

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Efektet e ndryshimeve klimatike në vendin tonë jane gjithnjë e më shumë negative.

 

Të dhënat e një studimi të kryer mbi situatën aktuale mjedisore në Shqiperi, nga profesorë të fakultetit të Ndërtimit në bashkëpunim me një grup studentësh, tregojnë se kemi rritje të temperaturave në mënyrë të vazhdueshme dhe ulje të reshjeve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën tonë.

 

Rupa Mukerji, udhëheqëse e studimit tregon se Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara nga ngrohja globale, ndaj kërkon ndjekjen e politikave të duhura.

 

RUPA MUKERJI – LIDERE E RAPORTIT, ZVICËR

“Shqipëria është një ndër vendet më të rrezikuara krahasuar me vende të tjera në Europë. Ka rreziqe si tërheqje e detit, dalje e lumenjve nga shtrati dhe temperatura më të larta. Të gjitha këto kanë ndikim të madh në mjedis. Shqipëria duhet të punojë me përmirësimin e shërbimeve të agroturizmit, të menaxhimit të mbetjeve. Duhet të jepen informacione të shpejta dhe të vazhdueshme te fermerët, tek punonjës të sektorit të turizmit, pasi kjo është një mundësi e mirë edhe për tu zhvilluar. Ngrohja globale është më e lartë sesa vendet e tjera. Flasim për rritjen e mesatares se ngrohjes globale me 1.1 gradë celcius. Toka po ngrohet më shpejt se uji, Shqipëria po rritet më shpejt se kjo mesatare.”

 

Petrit Zorba, profesor i jashtëm në departamentin e Inxhinierisë së Mjedisit dhe njëherësh pjesë e kërkimit shkencor, shprehet i shqetësuar për të dhënat e nxjerra mbi klimën aktuale shqiptare.

 

PETRIT ZORBA – PROF. I JASHTËM NË DEPARTAMENTIN E INXHINIERISË SË MJEDISIT

 

“Nëse në shkallë kombëtare ne mund të themi kemi 1.8 gradë celcius temperature më të larta krahasuar me periudha të tjera, në ishujt urbanë që janë ishuj të mëdhenj të zonave të banuara, siç është Tirana me 1 mln banorë, këto ndryshime janë më të theksuara dhe shtohen edhe me një dy gradësh tjetër. Nëse kemi një ulje të reshjeve më I theksuar është treguesi I ditëve me reshje që shënon një ulje me 11%. Sigurisht që të gjitha këto janë në korrelacion me njëra tjetrën, qoftë sa I takon ndotjes dhe elementë të tjerë.”

 

Studimi i kryer mbi situatën aktuale klimatike synon parandalimin e efekteve të ngrohjes globale dhe uljen e ndërhyrjes njerëzore në mjedis.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë