Disa muaj pas shkëputjes së një masivi shkëmbor në fshatin Torovice të Lezhës, ku humbën jetën tre persona, situata është e njëjtë.
 
Në këtë zonë nuk është bërë asnjë ndërhyrje. Banorët thonë se ndjehen të frikësuar, pasin situata mund të përsëritet duke shkaktuar viktima te tjera.
 
Në dhjetor vendi ku ndodhi tragjedia u inspektua edhe nga specialistet xheniere te ushtrisë. Në mungesë të kapaciteteve qe duhen për ndërhyrje te tilla, Bashkia e Lezhës kërkoi mbështetjen e forcave te armatosura, por ende nuk është gjendur një zgjidhje.
 
Pasditen e 7 tetorit, masivi shkëmbor goditi një makinë tip “Land Rover”. Si pasoje mbeten viktima dy vëllezërit Valentin e Edmond Zefi 29 dhe 31 vjeç, si dhe bashkëshortja e këtij të fundit, Alda Zefi e cila ishte shtatzënë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re