Evropa arriti një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të inteligjencës artificiale, përfshirë përdorimin e saj nga qeveritë në shqyrtimin e të dhënave biometrike, si dhe mënyrën e rregullimit të sistemeve të inteligjencës artificiale si ChatGPT.

Me këtë marrëveshje politike, BE-ja duket se po shkon drejt shndërrimit në fuqinë e parë të madhe botërore, që miraton ligje për  inteligjencën artificiale.

Marrëveshja e së premtes mes vendeve të BE-së dhe anëtarëve të Parlamentit Evropian, erdhi pas gati 15 orësh negociatash që pasuan një debat pothuajse 24-orësh një ditë më parë. Palët janë vendosura të përcaktojnë detajet në ditët në vijim, të cilat mund të ndryshojnë formën e ligjit përfundimtar.

Kjo marrëveshje paraprake  është quajtur historike nga komisioneri europian,  Thierri Breton.

“Historike! BE bëhet kontinenti i parë që vendos rregulla të qarta për përdorimin e AI. Akti i AI është shumë më tepër se një libër rregullash – ai është një pikënisje për startup-et dhe studiuesit e BE-së për të udhëhequr garën globale të AI” – shkruan ai në rrjete sociale.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re