Bashkia e Vlorës ka njoftuar qytetarët se duke parë kushtet e përkeqësuara të motit gjatë ditës së sotme të shmangin lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.

Ndërkoha Bashkia tërheq vëmendjen qytetarëve për vendin e parkimit të makinave.

Sipas Bashkisë qytetarët duhet të kenë në vëmendje të veçantë vendet që rrezikojnë të përmbyten.

Sipas meteorologëve, kushtet e përkeqësuara të motit dhe shirat e dendura në rajonet kryesore në vend do të vijojnë përgjatë gjithë javës.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë!

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.

Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re