Skip to content

Rrezik për sulm/ Mbyllet konsullata gjermane në Stamboll

Konsullata gjermane në Stamboll do të mbyllet sot për shkak të një kërcënimi për një sulm të mundshëm, në qytetin më të madh të Turqisë, njoftoi Ministria e Jashtme gjermane.

 

 

Gjermania paralajmëroi qytetarët e saj në Stamboll se rreziku i sulmit ishte kryesisht i lartë në lagjen qendrore të Beyoglu dhe rreth sheshit “Taksim”.

 

 

Ministria tha se masa për mbylljen e konsullatës u bë pas vlerësimit të autoriteteve të sigurisë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që të jenë vigjilentë dhe të shmangin turmat.

 

 

Gjermania, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka, si dhe SHBA-ja, kanë paralajmëruar tashmë shtetasit e tyre për një rrezik në rritje të sulmit në Turqi.

 

 

Turqia, nga ana tjetër, paralajmëroi qytetarët e saj për sulme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

 

 

Tensionet midis Turqisë dhe disa vendeve evropiane janë ndezur për shkak të protestave që Ankaraja i konsideron islamofobike ose antiturke.