Vijon të jetë aktive por në vatra më të vogla zjarri në kodrat e Likovunës në Peshtan.

Zjarri ra gjatë ditës së sotme dhe përfshiu varrezat, shkurret, bimësi ulliri dhe pisha ku ka shkrumbuar çdo gjë. Më pas flakët janë përhapur nga varrezat në pyllin e Peshtanit. Momentalisht zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje duke monitoruar situatën për shkak se pranë vatrave të zjarrit ndodhen antenat telefonike, televizive por edhe banesat.

Siç mund të shihni nga pamjet më poshtë, zjarri ka shkatërruar gjithçka duke shkaktuar shumë dëme në bimësi.

Zjarr në varrezat e Fierit, flakët përhapen në pyllin e Peshtanit, rrezikohen disa antena telefoni dhe televizioni

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re