Si çdo ditë banorët e Laprakës në zonën e shinave të trenit kanë dalë në protestë për shkak se projekti i ri i Unazës së Madhe rrezikon që t’i shembë shtëpitë e tyre.

“Fax News” sjell pamjet video teksa shihet që banorët në shenjë proteste bllokojnë rrugën për rreth 1 orë nga të dyja krahët e saj. Banorët janë të vendosur t’i shkojnë qëndrimit tyre deri në fund që shtëpitë e tyre të mos shemben pasi një pjesë e mirë e tyre i kanë të legalizuara e të tjerë kanë aplikuar për leje para shumë vitesh pa marrë asnjë përgjigje zyrtare.

Banorët e zonës thonë se askush nga autoritetet nuk i ka njoftuar ku bëhet fjalë për rreth 700 shtëpi të cilat janë në objektiv për tu prishur në këtë zonë të kryeqytetit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re