Si çdo mbrëmje, banorët e Laprakës kanë dalë në një protestë për të kërkuar dëmshpërblim me çmim tregu për shtëpitë e tyre që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe.

“Fax Neës” sjell pamjet video teksa shihet që banorët në shenjë proteste bllokojnë rrugën për rreth 1 orë nga të dyja krahët e saj. Si pasojë e bllokimit të rrugës automjetet janë detyruar të qëndrojnë të bllokuara duke krijuar radhë kilometrike. Siç mund ta shihni në video mbërriti edhe policia por të shpërndarë banorët dhe për të rikthyer normalitetin në këtë aks rrugor.

Banorët janë të vendosur t’i shkojnë qëndrimit tyre deri në fund që shtëpitë e tyre të mos shemben pasi një pjesë e mirë e tyre i kanë të legalizuara e të tjerë kanë aplikuar për leje para shumë vitesh pa marrë asnjë përgjigje zyrtare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re