Skip to content

Rrezikohet bllokimi i qarkullimit/ Rruga e Arbrit nuk gjen qetësi, shembje në fshatin Plan i Bardhë dhe në afërsi të…

ok 20

Problemet në Rrugën e Arbrit nuk kanë të mbaruar. Pas çarjes që kishte pësuar tuneli i Murrizit pak ditë më parë, të tjera problematika janë shfaqur.

Në fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos, rruga rrezikon të shembet e gjitha për shkak të çarjes që ka pësuar në anën e poshtme të saj.

Siç duket nga pamjet, rruga është dëmtuar në një gjatësi prej rreth 100 metrash në vijë lineare. Dëmtimi i pjesës së poshtme të rrugës rrezikon të shembë asfaltin ku dhe kanë filluar të shfaqen problemet e para.

Toka është shembur bashkë me murin mbrojtës dhe tashmë rrezikohet i gjithë trupi i rrugës së Arbrit. Me gjithë problemin e shfaqur asnjë sinjalistikë nuk është vendosur për rrezikun që ju kanoset drejtuesve të automjeteve. Sipas specialistëve në shumë zona problematike të Rrugës së Arbrit është dashur ndërtimi i pilotëve pasi formacioni i tokës është i paqëndrueshëm.

Një tjetër shembje, ka ndodhur në afërsi të tunelit të Murrizit në fshatin Maricë të Tianës. Edhe në këtë zonë skarpata e rrugës është çarë e shembur dhe rrezikon të bllokojë kalimin e automjeteve.

Probleme të tjera ka edhe me deformimin e asfaltit kryesisht në segmentin nga tunelet e fshatit Shkallë të Xibrit deri tek tuneli i Murrizit.