Deputetja Demokrate, Ina Zhupa, në një prononcim për mediat ka folur në lidhje me seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese për çështjen “Butrinti”.

“Në rast se Gjykata Kushtetuese për një moment shndërrohet Gjykatë Kushtetuese e Greqisë, atëherë rrezikon së pari integritetin territorial, pasi ka filluar që tani të ndërtohet. E dyta, cenohet identiteti dhe historia. Aty përgjegjës për gjetjet nuk do jenë shqiptarët, por Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit që administrohet Richard Hodges, i cili do të interpretojë çdo gjetje me qasje helene. Historia më pas do të shkruhet si një territor i Greqisë.

Ne kemi besim te Gjykimi Kushtetues pavarësisht se kemi kërkuar përjashtimin e tre gjyqtarëve, uroj që dhe ata të tejkalojnë interesat e tyre personale dhe njohjet me anëtarët e Fondacionit dhe të marrin një vendim historik. Besoj se gjykata do të qëndrojë në standardin që ka krijuar vetë, minimalisht me vendimin që ka marrë për teatrin. Kur te Teatri Kombëtar shikonte identitet, histori dhe nevojën e shtetit për ta mbrojtur dhe nuk justifikonte kur nuk mund të kesh mundësi ekonomike të bësh një ligj të posaçëm, ky është rasti që për Butrintin t’i mëshohet, ta thotë më fortë me të gjithë argumentet e mundshme”, tha Zhupa

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re