Në qendër të Durrësit ndodhet ky pallat 12 katësh që rrezikon të shembet për shkak të dëmtimeve që ka pësuar në katet e para të tij.

 

Në këtë objekt në lagjen 17 që është ndëruar vitet e fundit banojë 285 familje. Pjesa më e madhe e banorëve që prej ditës së parë i kanë braktisur banesat, duke larguar me shpejtësivetëm pak orendi që mundën.

 

Të shqetësuar e në ankth, familjarët kanë pritur fjalën e ekspertëve për të mësuar fatin e shtëpive të tyre.  Dhe lajmi i keq erdhi këtë të dielë. Pasi ispektoi gjendjen e godines 12 katëshe, inxhinieri i ndërtimit Profesor Arben Meçe dha alarmin.

 

Por përse rrezikohet ky pallat? Profesor Meçe shpjegon me hollesi se çfare ka ndodhur me kolonat e pallatit.

 

“Dëmtime në strukturë dhe apeloi që strukturat që merren me evidentimin duhet te paraqiten menjehere në këtë vend.”

 

Inxhinieri kërkon nga qytetarët e durrësit edhe në zona të tjera që nëse konstatojnë një dëmtim të tillë të larjmërojnë menjëherë grupet e ekpertimit.

 

Banorët shprehen se investitorët të cilëve iu kanë blerë shtëpitë, janë zhdukur dhe nuk janë shfaqur fare për të parë situatën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko