Skip to content

Rrezikoi banesat dhe dogji dhjetëra rrënjë me ullinj, ndërhyrja nga ajri shuan zjarrin në Selenicë

Zjarri në fshatin Kocul në Selenicë është shuar. Zjarri rrezikoi banesat e fshatit dhe dogji tokat bujqësore dhe pemtaritë kryesisht ullinj.

Veç ndërhyrjes së zjarrfikëses së Selenicës e Vlorës u desh të ndërhyhej nga ajri me helikopter për neutralizimin e flakëve.

Ndërsa situata e zjarrit është vendosur nën kontroll të plotë gjatë orëve të pasdites, megjithatë po monitorohet që të mos ketë riaktivizim të vatrave.

“”