Skip to content

Rrezikoi pushuesit, bllokohet mjeti lundrues në Jalë

vlor euml bllokohet gomonja q euml sh euml rbente p euml r trafikim t euml paligjsh euml m hd 1200x630 1

Drejtuesi i një gomoneje është gjobitur me 100 mijë lekë dhe i është sekuestruar mjeti lundrues, pasi rrezikoi jetën e pushuesve në zonën e Jalës.

 

Policia Kufitare në dhërmi mori informacionin se gomonia po lundronte në zonën e pushuesve dhe menjëherë zhvilloi kontrollet. Më pas është identifikuar mjeti, i cili ishte jashtë perimetrit të përcaktuar dhe në shkelje të masave të sigurisë.

 

Sakaq, kontrollet vijojnë në të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ky nuk është rasti i vetëm i regjistruar gjatë kësaj periudhe.

 

Një ditë më parë, një tjetër gomone u bllokua edhe në plazhin e Dhërmiut.