Fshati e fshatit Kallëm në Memaliaj kanë protestuar gjatë ditës së sotme, për shkak të problemit të tyre, 20-vjeçar, një urë për të kaluar lumin e Vjosës. Edhe pse gjenden shumë pranë me qytezën e Memaliajt, mungesa e një ure, dhe tranpsporti me një teleferik jashtë çdo standardi sigurie, e vështirëson së tepërmi jetën e tyre.

Fëmijët detyrohen të shkojnë çdo ditë me vonesë në shkolla, ndërkohë që nuk kanë munguar as rastet e incidenteve, ku banorë të ndryshëm kanë mbetur të bllokuar në mes të lumit, mbi teleferik.

Banorët shprehen se në çdo fushatë elektorale iu bëhen premtime për zgjidhjen e problemit, por prej vitesh, situata mbetet po e njëjtë.

“Ne kërkojmë që të na bëhet ura, sepse kemi njerëz që vuajnë për ilaçe, dhe nuk kanë si të shkojnë të vizitohen. Po nuk erdhi krahu këtej, ne nuk kemi si të kalojmë, dhe na duhet që të presim 3 orë. Edhe të sëmurët i kemi sjellë me batanije në të ftohtë. Jemi ankuar, vijnë sa të na marrin votat dhe përfundimisht nuk na bëhet asgjë”.

“Njerëzit varen në litar, fëmijët qajnë bëjnë, vijnë turistët dhe qeshin edhe me neve, ka shtet këtu apo nuk ka shtet. Banorët kanë bërë vazhdimisht kërkesa, të bëhet sa më parë kjo urë”.

“Kemi mbetur në mes të ujit, është vështirësi e madhe”.

“Në kohën e fushatës thonë do të bëjmë këtë, do të bëjmë atë. Dhe pastaj na thonë jo se bën kaq milionë. Të kërkosh një rrugë me çakull, dhe të mos ketë mundësi të na e shtrojnë… Asgjë nuk është bërë, ne jemi të zhgënjyer, fëmija shkon në shkollë një orë me vonesë, kur është shi nuk shkon dot fare në shkollë”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re