Siguria ushqimore në plazh është shumë e rëndësishme dhe të gjithë duhet të kemi parasysh që të ruajmë në temperaturat e duhura produktet dhe pijet që konsumojmë.

Një rregull i artë i sigurisë ushqimore që duhet mbajtur parasysh për ditët e plazhit: “Zona e rrezikut” për ushqimin është midis 40-140 gradë celcius, që është edhe temperatura kur bakteret rriten më shpejt.

11 Produktet që nuk duhen konsumuar në plazh:

  • Sanduiçët e ftohtë duhet të konsumohen të tillë
  • Pjatat e koktejve me karkaleca nuk janë të sigurta kur karkalecat arrijnë temperaturën e dhomës
  • Ju nuk mund t’i ngrohni ushqimet e mbetura në plazh, p.sh një pulë të pjekur një natë më parë nuk sugjerohet të merret me vete në plazh
  • Mishi juaj i hamburgerit mund të jetë shumues i baktereve. (kudo që të jetë e mundur, shmangni sjelljen e mishit të papjekur në plazh)
  • Edhe pula e papërpunuar mund të paraqesë probleme të mëdha. Bakteret si Salmonella mund të shumohen shpejt në temperaturën e dhomës.
  • Birra mund t’ju dehidratojë ndaj nuk këshillohet kur bën shumë vapë
  • Pijet e gazuara  mund t’ju dehidratojnë akoma më shumë
  • Ëmbëlsirat me fruta dhe qumësht e bëjnë të lehtë shumimin e baktereve
  • Sallata të mos marinohet më përpara konsumimit sepse nuk reziston
  • Frutat e prera paraprakisht nuk janë të këshillueshme sepse kontaminohen
  • Gjalpi i kikirikut dhe butakët mund të shkaktojnë helmime gjatë të nxehtit

 

Burimi: euronews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re