Dhjetëra mijëra turistë kinezë janë mbledhur në një varg malor turistik gjatë fundjavës pasi u rilejua qakrullimi. Huangshan u mbyll ditën e djeshme pasi shtigjet e saj u “dyndën” nga më shumë se 20,000 vizitorë.

Kujtojmë këtu se qeveria lokale e Provincës Anhui në Kinën lindore ka ofruar hyrje falas në 29 pika, përfshirë Huangshan, për të tërhequr turistë. Pamjet e ndara në mediat sociale tregojnë sesi turistët “shtypeshin” pas njëri-tjetrit nëpër shtigje për festën tre-ditore të Festivalit Qing Ming, shkruan

Huangshan, i njohur gjithashtu si Malet e Verdha, u detyrua të mbyllej pasi numri i vizitorëve tejkalonte kufirin e tij ditor prej 20,000, thanë autoritetet e parkut dje në një deklaratë. Ata gjithashtu nxitën turistët të vizitojnë site të tjera ose të kthehen në një kohë tjetër.

Vendi i njohur dhe i shumë vizituar në Kinë u rihap për publikun më 21 shkurt, pas mbylljes një mujore që pati gjatë epidemisë.

Edhe Muri i Madh i Kinës është rihapur për vizitorët së fundmi pasi kishte mbetur i shkretuar për javë të tëra nga frika e përhapjes së virusit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re