Marrëdhëniet seksuale që në moshë të hershme japin probleme afatgjata serioze për shëndetin. Këtë gjë e ka deklaruar mjekja gjinekologue Edlira Bylykbashi, e cila në një intervistë për emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka treguar se problemet me qafën e mitrës dhe infeksionet vaginale janë shqetësim.

Mjekja thotë se adoleshentet janë më të papjekura për të “mirëpritur një marrëdhënie seksuale dhe nuk kanë informacionin e duhur për tu mbrojtur nga shtatëzani të padëshiruara apo sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Lexo edhe :Related Posts

“Në konceptin mjekësor, sa më vonë të jetë kontakti i parë seksual aq më mirë është. Në momentin që kontakti seksual bëhet kur janë maturuar organet riprodhuese, mundësia për të pasur  sëmundje është edhe më i vogël.

Nëse ne themi që aktin seksual nuk e lidhim me moralitetin apo imoralitetin apo pjesë e tabusë, por e lidhim me  anën shëndetësore dhe traktin riprodhues.

Sa më herë të kryhet marrëdhënie sekesuale aq më shumë kanë mundëis kanë të kenë probleme me qafën e mitrës dhe infeksione vaginale dhe një vajzë adoleshente është e papjekur të “mirëpres”marrëdhënien dhe e papjekur për të marrë masa për tu mbrojtur nga sëmundjet sekuesalisht të trasmetueshme, barrat e padëshirueshme, për abortet që ndodhin dhe pasojat që japin më pas”, tha mjekja gjinekologe.

Bylykbashi shtoi më tej se në klinikën e saj paraqiten vajzat që në moshë të hershme, 13 apo 14 vjeç. Kjo grupëmoshë tha mjekja, i nis marrëdhëniet e para seksuale me moshatarët dhe më pas kalojnë tek partnerë më të mëdhenj se vetja./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re