Reshjet intensive të shiut të rëna ditët e fundit, rikthyen përmbytjet në qytetin e Durrësit, duke nxjerrë në pah një nga problemet më të mëdha.

 

Drejtori teknik ne ndërmarrjen e ujësjellësit Gerald Dautaj shprehet se bashkia ka disa projekte që do ti japin zgjidhje përfundimtare problemit të përmbytjeve në qytetin e Durrësit, por ato janë ende në proces tenderimi.

 

“Ne proces është faza e dytë ku fillon nga mbarimi I fazës së parë deri në fund të kanalit. Faza e dytë përfshinë përveç pastrimin e kanalit edhe ndërtimin e urave apo kalimeve që kanë në një krah , krah tjetër të kanaleve , kjo pjesë përfundimtare sjell zgjidhjen e pjesës së përmbytjeve nga stacioni i trenit  deri ke pjesa e stadiumit pasi do bej pritjen e gjithë ujerave te kodrës dhe do mundësoj kalimin e tyre drejt ne det , ky investim do te ulë dhe ngarkesën e poshtëm te qytetit ne pjesën e stacioneve te pompimit siç është stacioni 7 apo stacioni 9.”

 

Drejtori i ndërmarrjes Rruga Alion Hysko thotë se gjatë kësaj kohë është bërë pastrimi i kanaleve te hapura ne zonën e shkozetit, duke sjellë uljen e nivelit të përmbytjet në këtë zone.

 

 “Gjatë gjithë sezonin verorë ne I kemi marrë masat për pastrimin kolektorit kryesorë që kanë të bëjnë lidhje direkt me hidrovorin , janë pastruar deri tani rreth 4.8 kilometra, afërsisht 5 kilometra gjatësi po vazhdojë puna aktualisht afër pompave e shkozetit me pastrimin e kolektorit kryesorë . Pastrimi i kanaleve që është kryer ka bërë shumë efekt , po të shohim ne shkozet nuk ka pasur përmbytje si ka pasur viteve te kaluara sepse kanali është pastruar. kemi kërkuar 2 pompe te reja nga bashkia për të na ndihmuar për pastrimin.”

 

Ndërkohë të shtunën kryetarja e bashkisë së Durrësit Valbona Sako inspektoi gjendjen e hidrovorit ne Porto Romano, aty ky mblidhen te gjitha ujerat e shiut dhe me ane te pompave derdhen ne det.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re