Vendosja e depozitave të ujit mbi tarracat e pallateve është kthyer në rrezik të vazhdueshëm për jetën e qytetarëve.

Në redaksinë e Fax News ka ardhur një videodenoncim  nga disa qytetarë të cilët shprehen të shqetësuar sepse mbi pallatet e tyre gjenden depozita të mëdha.

Në vitin 2019, këshilli bahskiak i Tiranës miratoi një vendim për heqjen e depoziatve të ujit, sepse paraqisnin një rrezik për qytetarët. Shqetësimin për këtë situatë e paraqet dhe ambientalisti Sazan Guri.

“Në rast tërmeti ato veprojnë si goditje apo tonelatë pikësore. Goditja e shumëfishon sidomos në tërmet të gjatë. Mund të bëjnë si ushtarët gjermanë, kur kaluan në urë shembën urën me rezonancën e tyre. E dyta nëse bie një bakter, shumëfishohet dhe mbet në depozitë. E treta, depozitat e rrisin temperaturën e qytetit 7-10 gradë. Japin nxehtësi artificaile. E katërta më e rrezikshme, tarracat tona nuk janë përgatitur për të mbajtur tonelata me depozita. Jo 20 depozita për një pallat por një e vetme duhet,” tha Guri.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re