Temperaturat e larta të fund qershorit kanë shtuar rastet e pickimeve nga zvarranikët dhe insektet.

 

Vetëm gjatë javës së fundit në spitalin rajonal në Fier janë paraqitur 10 persona, 4 prej të cilëve ishin pickuar nga merimanga e zezë dhe 6 nga gjarpri.

 

Sipas mjekut toksikolog, Lulzim Banushaj, në spitalin e Fierit rastet në fjalë kanë ardhur nga zonat e Cakranit, Mallakastrës e Roskovecit, ku fermerët në këtë periudhë janë më të ekspozuar, për shkak të punëve në bujqësi.

 

Në këtë periudhë helmi i zvarranikëve dhe insekteve është shumë i koncentruar dhe viktimat e tyre janë të rrezikuar.

 

Mungesa e dezinfektimit dhe temperaturat e larta kanë ndikuar më shumë në shtimin e insekteve dhe zvarranikëve, që sipas specialistëve janë më helmues e më të rrezikshëm.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko