Kompania e sigurisë kibernetike McAffe thotë se pavarësisht frikës se pedofilët do t’u afrohen fotove të fëmijëve, 53% e prindërve do t’i postojnë në rrjtete sociale fotografitë e ditës së parë të shkollës së fëmijëve të tyre.

Fëmijët në të gjithë Britaninë do të fillojnë shkollën këtë javë dhe prindërit krenarë do të shpërndajnë fotografitë në rrjetet sociale. Mirëpo ekspertët e sigurisë kanë bërë paralajmërim kundër publikimit të fotografive të fëmijëve të vegjël online, sepse ato mund të bien në duar të gabuara.

Mamatë dhe baballarët publikojnë 1.4 miliardë fotografi të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale çdo vit. Pothuajse një e treta e tyre postohen publikisht, kështu që mund të shikohen nga gjithkush.

Raj Samani, Shef i Shkencave në McAfee, tha për Metro: “Para krenarisë së tyre, prindërit duhet të marrin parasysh pasojat e mundshme të asaj që publikojnë. Këto lloj informacionesh mund të përdoren për të mbledhur të dhëna personale për fëmijën, si shkollën, vendndodhjen, e emrin e plotë, datën e lindjes që i portretizojnë kush janë”.

Kompania e sigurimit parajmëroi se nuk janë vetëm çështjet e sigurisë që duhet t’i ndalojnë prindërit ta bëjnë postimin e fotografive.

Studimet kanë treguar se të rinjtë ndihen të shqetësuar dhe ankthiozë kur mamatë e tyre dhe baballarët u publikojnë online fotografi të jetës së tyre personale. Samani shtoi se “prindërit duhet t’i mendojnë edhe rreziqet emocionale kur ata ndërtojnë një identitet dixhital të fëmijës së tyre online shpesh pa pëlqimin e fëmijës.”/Nga Ellie Cambridge. s.net.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re